Një grup qytetarësh që po shërbeheshin në restorantin e Hib Petrol në Gjilan kanë përjetuar kaos të mërkurën për disa momente. Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale shiheshin qytetarët duke ikur nga restoranti të tmerruar.
Sipas tregimeve të vizitorëve, aty ishte lëshuar një lloj gazi që ka shkaktuar probleme të theksuara me frymëmarrje te mysafirët prezentë.
Siç mëson Sinjali, personi që u identifikua nga Policia është Lumbardh Kqiku, cili po dyshohet se ka hedhur sprej derisa ishte në lokal bashkë me vëllezërit e tij. Për motive akoma të panjohura ai ka spërkatur me sprej në dyshime, me ç’rast ka tmerruar personat që ndodheshin brenda.
Nuk dihet nëse këta klientë ishin helmuar. Por, dyshohet se ata kishin probleme të theksuara me frymarrjen pasi që dhe në video shihet duke mbyllur gojën.
Sipas tregimeve të vizitorëve në restauront, besohet se është lëshuar një lloj gazi që ka shkaktuar probleme të theksuara me frymëmarrje te mysafirët prezentë!
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, pas orës 24:00h.
Pas arrestimit, 30-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit nga hetuesit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Zeqir Janova, menaxher i pikave të Hib Petrol kishte sqaruar videon e publikuar brenda restorantit të Hib Petrol në Gjilan ku shihen disa klient duke u larguar të tmerruar nga kjo pikë.
Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur pasi një klient ka hedhur sprej të syve brenda objektit.
“Ka qenë një sprej për sy. Një klient e ka hedhur”, kishte thënë Janova për Gazetën Insajderi.