Kapen 3000 litra naftë gjatë tentim kontrabandimit në Mitrovicë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen 3000 litra naftë gjatë tentim kontrabandimit në Mitrovicë

    Insajderi
    30 September 2016 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 3000 litrave naftë në rajonin e Mitrovicës.

    “Gjatë patrullimeve rutinë njësitet e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës FORD në regjionin e Mitrovicës, oficerët doganorë kanë ndalur këtë automjet për një kontroll rutinor. Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese”, thuhet në njoftimin e doganës.

    Këto mjetet të dyshimta qëlloi të jenë 3000 litra naftë të vendosura në tre bidonë plastik, o ashtu automjeti që transportonte naftën ishte i pa-zhdoganuar.

    Automjeti në fjalë i ngarkuar me mall nën përcjell është dërguar në Doganë, derisa për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark