Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdarë, janë kapur plot 24 thika.
Ato janë kapur në një nga autobusët me targa të Kosovës, teksa gjatë kontrollit u gjetën mjetet e mprehta.
Këto armë të ftohta janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është liruar por krahas kësaj iu është hapur rasti “armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i plotë nga policia:
Sekuestrohen njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika) në Merdarë, policia po merret me hetimin e rastit
Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).
Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.
Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.