Kapen hajnat e shtëpive, bënin foto me pasurinë e plaçkitur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kapen hajnat e shtëpive, bënin foto me pasurinë e plaçkitur

    Insajderi
    02 October 2019 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e një bande grabitësish bënin foto në rrjete shoqërore me paratë që kishin fituar pas grabitjes së më shumë se 400 banesave nëpër Britani.

    Një prej tyre është Florina Spiru, e cila kryente procesin e pastrimit të parave. Ajo ka postuar foto ku i gjithë shtrati është mbuluar me kartëmonedha.

    Spiru bënte foto edhe me bashkëshortin e saj, Zaharia, të mbuluar me stoli floriri dhe BMW të shtrenjta.

    Kriminelët e ardhur nga Rumania janë kapur nga kamerat e sigurisë duke përdorur çarçafë për të zbritur nga dritaret e shtëpive.

    Grupi i organizuar është arrestuar, dhe banesat e tyre  pas kontrollit janë konsideruar nga policët si “Shpella e Aladinit”, plot me sende të vlefshme e stoli që i kishin vjedhur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark