Kapen mbi 14 kg drogë në pikën kufitare Muriqan të Shkodrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen mbi 14 kg drogë në pikën kufitare Muriqan të Shkodrës

    Insajderi
    03 August 2021 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit shqiptar ka konfiskuar në vendkalimin kufitar Muriqan të Shkodrës rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

    Operacioni antidrogë i koduar “Perëndimi” është ndërmarrë sot nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

    Me këtë rast është arrestuar në flagrancë B.R. (42) nga Durrësi, i cili po drejtonte automjetin e tip “Benz”, me të cilin po transportohej lënda narkotike.

    Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark