Kapen para britanike në Aeroportin e Prishtinës, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen para britanike në Aeroportin e Prishtinës, policia jep detaje

    Insajderi
    17 August 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një shumë të parave në Aeroportin e Prishtinës, në linjën Londër-Prishtinë.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se një pasagjer që po udhëtonte në linjën Londër-Prishtinë kishte 9,500 paund apo 11 mijë euro mbi sasinë e lejuar.

    Njoftimi i plotë:

    Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë

    Prishtinë, më 18 gusht 2025

    Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet në realizim të planit operativ me qëllim të kontrollimit të pasagjerëve të linjës Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.

    Në këtë rast, një pasagjer kishte mjete monetare mbi sasinë e lejuar: 9,500.00 £ (11,033.00 €). Sipas procedurave 25% e mjeteve janë konfiskuar. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark