Njësitet Doganore të Kosovës sot në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë kapur rreth 26 kg narkotikë të llojit marihuanë.
“Sot gjatë kontrollit të autobusit së linjës Prishtinë – Tiranë – Prishtinë njësitet e doganës kanë selektuar për kontrollimin detal këtë autobusit. Gjatë kontrollës së ushtruar nga oficerët doganor të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë së sasi totale prej 25.8 kg”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës, raporton Insajderi.
Lidhur me rastin është njësiti Doganor dhe policia kanë identifikuar personin e valixhes, të cilin e kanë dërguar në stacionin e policisë për vazhdimin e hetimeve. /Insajderi.com
Më shumë nga Dosja Grande
Shteti italian: Ukë Rugova, i dyshuar për përfshirje në krim ndëkombtarë