Kapet 20-vjeçari në Prizren me 42 doza marihuanë, arrestohet për trafikim narkotikësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet 20-vjeçari në Prizren me 42 doza marihuanë, arrestohet për trafikim narkotikësh

    Insajderi
    20 August 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë, pas marrjes së informatës për dyshimin e përfshirjes në trafikim me lëndë narkotike, kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj. (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). Në konsultim me prokurorin është kontrolluar një lokacion, përkatësisht shtëpia e të dyshuarit.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

    “-Katërdhjet e dy (42) doza qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram, një grinder/mulli, një telefon mobil etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    Lidhur me rastin, me aktvendim nga prokurori, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark