Kapet bosi famëkeq i drogës Fito –Zbulohet nga vajza dhe gjendet i fshehur në bunker luksoz në Ekuador - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kapet bosi famëkeq i drogës Fito –Zbulohet nga vajza dhe gjendet i fshehur në bunker luksoz në Ekuador

    Insajderi
    27 June 2025 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është kapur pas më shumë se një viti në arrati krimineli më i kërkuar i Ekuadorit, Jose Adolfo Macias Vilamir, i njohur si Fito.

    Ai u gjet i fshehur në një bunker të fshehtë nën dyshemenë e kuzhinës në një vilë luksoze në qytetin e tij të lindjes, Manta.

    Arrestimi ndodhi pas një operacioni të detajuar policor, i cili u përshpejtua kur vajza e tij e vogël zbuloi pa dashje vendndodhjen e tij, përcjell Telegrafi.

    Fito ishte arratisur nga burgu në janar 2024, duke shkaktuar një valë dhune që la 20 të vdekur dhe e detyroi presidentin Daniel Noboa të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

    Ai po vuante një dënim prej 34 vitesh për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

    Ai tashmë përballet edhe me akuza nga SHBA për shpërndarje kokaine dhe trafik armësh.

    Operacioni për kapjen e tij zgjati 10 orë dhe përfshiu dronë dhe makina të rënda për të hapur bunkerët e fshehur.

    Në momentin e kapjes, Fito u dorëzua i tmerruar ndërsa policia e detyroi të thoshte me zë të lartë emrin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark