Kapet duke transportuar 50 kg kokainë mes karkalecave, arrestohet shqiptari në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kapet duke transportuar 50 kg kokainë mes karkalecave, arrestohet shqiptari në Itali

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar  pasi është kapur me 50 kilogram kokainë.

    Mediat e huaja, bëjnë me dije se kokaina e cila po të hidhej në treg do të kapte vlerën e 35 milionë eurove u gjet e fshehur në një kontejner mes karkalecave të ngrirë që vinin nga Ekuadori.

    Mësohet se droga kishte destinacion Toskanën, ndërsa shqiptari që po e transportonte u identifikua si Islam Kurri.

    I riu, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos-it” e Amerikës së Jugut.

    Ai ndodhet në burg në pritje të masës së sigurisë.

    Policia ndërhyri në momentin që Kurri mori drogën nga kontejneri dhe ishte bërë gati për tu nisur me makinë.

    Kokaina ishte paketuar në 45 pako të cilat kishin sipër simbolin e Audit.

    Siç ndodh shpesh, simboli ishte gjuha e koduar për të treguar se ato ishin pakot që duheshin marrë nga shqiptari. /Euronews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark