Kapet i dënuari që i kishte ikur drejtësisë pasi kishte sulmuar Valon Sylën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet i dënuari që i kishte ikur drejtësisë pasi kishte sulmuar Valon Sylën

    Insajderi
    25 April 2025 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar sot pasdite nga policia në në Fushë Kosovë.

    Bëhet fjalë për Kenan Hasanin – i dënuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që kishte ndodhur më herët dhe kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

    Hasani ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ai kishte shmangur ekzekutimin e dënimit dhe ishte në kërkim nga organet e rendit.

    Arrestimi sipas Sinjalit është bërë më 24 prill 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Silifike” në Fushë Kosovë, ku njësitet e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë ndërhyrë dhe e kanë lokalizuar Hasanin, duke e dërguar më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

    Vlen të theksohet se ata që dolën para gjykatës për këtë rast, u shprehën me një qetësi të padurueshme që “nuk i njohin ligjet e Kosovës, veç ligjin e Allahut”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark