Kapet kokainë në Ekuador me vlerën e 90 milionë dollarëve, autoritetet: I përket mafias shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet kokainë në Ekuador me vlerën e 90 milionë dollarëve, autoritetet: I përket mafias shqiptare

    Insajderi
    04 July 2025 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

    Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil.

    Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

    Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit.

    Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

    Lënda narkotike e cila u sekuestra kap vlerën e 90 milionë dollarëve.

    Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

    Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre./Euronews Albania


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark