Kapet me marihuanë dhe kokainë një person në Prizren, dy të tjerë në arrati – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet me marihuanë dhe kokainë një person në Prizren, dy të tjerë në arrati

    Insajderi
    14 March 2024 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Prizren pasi në banesën dhe veturën e tij iu janë gjetur marihuanë dhe kokainë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës.

    Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, duke thënë se dy të dyshuar të tjerë lidhur me rastin janë në arrati, shkruan Gazeta insajderi.

    “Rr. Petrit Bytyqi, Prizren / 13.03.2024 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar 12.49 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 1.49 gramë kokainë”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    “Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, një thikë, një sprej, një veturë dhe 137 euro para të gatshme. Po ashtu gjatë zhvillimit të rastit janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj/k që ndodhen në arrati”, vijon njoftimi.

    Policia thotë se rasti po vazhdon të jetë nën hetime. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark