Kapet me para të falsifikuara në karburant, ja çfarë ndodhi në Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet me para të falsifikuara në karburant, ja çfarë ndodhi në Zubin Potok

    Insajderi
    15 June 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raste të ndara të falsifikimit të kartëmonedhave janë raportuar në komunën e Zubin Potokut gjatë javës së fundit, ku në të dyja rastet është përdorur një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

    Rasti i parë është regjistruar më 11 qershor 2025, rreth orës 07:00, kur një punonjës në një pikë karburanti ka pranuar një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia është njoftuar menjëherë dhe ka sekuestruar kartëmonedhën për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

    Rasti i dytë ndodhi më 14 qershor 2025, rreth orës 10:10, kur një shtetas boshnjak i Serbisë u arrestua nga njësitet policore, pasi dyshohet se ka tentuar të paguajë me një kartëmonedhë të falsifikuar pas furnizimit me derivate në një tjetër pikë karburanti.

    Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha e dyshuar. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark