
Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë Kufitare ka njoftuar se e ka ndaluar një furgon me kozmetikë të kontrabanduar në vlerë mbi 13 mijë e 600 euro.
Pas ndalimit nga Policia e Kosovës, dhe një kontrolli të detajuar në një automjet furgon Njësiti i Anti Kontrabandës së Doganës së Kosovës dhe Inspektorët e ATK-së, zbuluan se ngarkesa e deklaruar si lodra për fëmijë ishte kozmetikë e kontrabanduar, me vlerë prej 13.616 €. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me stacionin policor kompetent dhe ATK-në.
Po ashtu, më 01.04.2025, patrullat policore kufitare në fshatin Novosellë, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara, ku u sekuestruan 2,475 kg manaferra të kontrabanduara, pa dokumente për prejardhjen, transmeton Insajderi.
Është iniciuar rasti për “Kundërvajtje Doganore”, dhe malli i sekuestruar është dorëzuar për vlerësim dhe procedim nga Dogana e Kosovës.