Kapet në Spanjë 25-vjeçari që kultivoi mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet në Spanjë 25-vjeçari që kultivoi mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër

    Insajderi
    30 August 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 25-vjeçar nga Laçi i Shqipërisë u lokalizua në Spanjë, i cili kërkohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se A. Z. akuzohet se në bashkëpunim me të dyshuar të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 mijë e 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.

    “Shtetasi Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark