
Gjatë një kontrolli rutinore të Policisë së Kosovës në Veri të vendit, një personit iu janë gjetur 60 mijë euro të fshehura në trup.
Kontrolli është kryer nga Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, ku është ndaluar një automijet i tipit BMW, me targa vendore, që dyshohet se ka hyrë në Republikën e Kosovës nga Serbia, transmeton Insajderi.
Gjithsej 60 mijë euro janë gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep.
I dyshuari është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera pasi që nuk ka arrit të ofroj dëshmi me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete.
Po ashtu, në lidhje me rastin të quajtur “shpëlarja e parave”, janë njoftuar edhe njësitë kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe prokurori kompetent për procedure të më tutjeshme ligjore./Insajderi/