Kapet sasi e madhe e mallit në Aeroport, dyshohet për barna të kontrabanduara nga Turqia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet sasi e madhe e mallit në Aeroport, dyshohet për barna të kontrabanduara nga Turqia

    Insajderi
    02 May 2025 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi merr vesh që institucionet e zbatimit të ligjit në vend kanë kapur një sasi të madhe malli të dyshimtë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    Malli ka prejardhje nga Turqia, pasi që bagazhi në të cilin ishte futur, e që janë deri tash janë numëruar 7 koferë, i përket dy shtetasve turq që udhëtojnë nën Kosovë herë pas erë, shkruan Insajderi. Hetimet e para nxjerrin si pistë që ato janë barna të kontrabanduara vlera e të cilave mund të shkoi deri në afro 200 mijë euro.

    Në hetim e sipër, pasi që malli nuk ishte ndaluar nga kompotentet doganore, por nga patrulla policore, hetuesit kanë vazhduar operacionin me intervistim edhe të një doganieri, raporton Insajderi.

    Driton S., është doganieri që po intervistohet për momentin, thonë burime të Insajderit, por nuk jepen detaje se ne çfarë cilësie, i cili në ndërrim nuk ishte i vetëm./ Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark