Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri nën dyshimin që pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar dhe e kishte kapur për fyti gruan e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai ka tentuar edhe ta dëbojë nga shtëpia atë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri / 12.06.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje duke e ofenduar e kishte kapur atë për fyti dhe kishte tentuar ta dëboj nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.