Kampionati Evropian në Francë nuk do të jetë fundi i kapitenit të kombëtares me skuadrën përfaqësuese.
32-vjeçari që luan për skuadrën franceze Nantes, nuk e ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja pas “Euro 2016”, bëri të ditur media franceze “Ouest France”
“Do të luajmë në një kompeticion të madh dhe kemi shumë rivalë të fortë. Shpresoj të mos kem ndonjë dëmtim dhe nëse nuk kam dëmtim, s’kam ndër mend që të ndalem”, tha mbrojtësi kuqezi.
Lorik Cana ka folur edhe për tifozët e Nantes, duke thënë se ata e kritikojnë pasi nxiten nga media.
“Njerëzit thonë ato që lexojnë. Media ka një rol shumë të rëndësishëm, por nuk shqetësohem aspak. Unë zbres në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të nderuar fanellën e Nantes-it”, përfundoi Lorik Cana
Lorik Cana paraqitet me Kombëtaren Shqiptare që nga viti 2004, e që atëherë ka bërë 79 ndeshje me skuadrën përfaqësuese, duke shënuar një gol./Insajderi