Kapja e Ibër-Lepencit nga VV’ja dhe e Termokosit nga LDK’ja alarmon britanikët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kapja e Ibër-Lepencit nga VV’ja dhe e Termokosit nga LDK’ja alarmon britanikët

    Insajderi
    20 February 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada Britanike në Prishtinë është shprehur e shqetësuar kundër emërtimeve në dy Ndërmarrjet Publike në “Ibër Lepenc” nga Lëvizja Vetëvendosja dhe në atë të “Termokosit” nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Në reagimin e Ambasadës thuhet se presin nga Qeveria që të rikonfirmojnë përkushtimin e saj ndaj emërimeve.

    Aktualisht jemi të shqetësuar për situatën në lidhje me emërimet e larta në Ndërmarrjet Publike qendrore dhe lokale. Presim që Qeveria në nivel qendror dhe lokal të përgjigjet dhe të rikonfirmojë përkushtimin e saj ndaj emërimeve që e mbajnë politikën jashtë institucioneve publike”, thuhet në reagim.

    Lidhur me këtë reagim të tyre, kujtojmë se Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë njëherit aktivisti i kësaj partie, Faruk Mujku është emëruar Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

    Ndërkohë jo vetëm, edhe në Ndërrmarrjen Publike Termokos ishte vendosur Fisnik Osmani, zyrtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Me 9 shtator, në krye të Ndërrmarrjes Publike “Termokos”, u zgjodh Kryeshefi i ri Ekzekutiv. Kjo pozitë iu besua asamblisti të LDK-së në në Prishtinë, Fisnik Osmani, shkruan Insajderi.

    “Pas realizimit të procedurave të përzgjedhjes (vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistimit/poentimit), bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur si nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ashtu edhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, kandidati Fisnik Osmani ka arritur rezultatin më të mirë poentues nga të gjithë kandidatët”, thuhej në njoftimin e ndërmarrjes.

    Konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” ishte shpallur me 7 korrik. Në të kishin aplikuar gjithsej 12 kandidatë sipas kësaj ndërmarrje por që besimin për ta drejtuar atë e mori asamblisti i LDK-së Fisnik Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark