Kapja e Presidencës nga asistentja e Albin Kurtit - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Insajderi

    Kapja e Presidencës nga asistentja e Albin Kurtit

    Insajderi
    23 January 2021 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Parim Olluri

    Nisi me kërcënimin e Glauk Konjufcës. Paralajmëronte dënimin e drejtuesve, nëse veç guxojnë që të vendosin kundër certifikimit të Albin Kurtit, si bartës i listës së Vetevendosje!.

    Pasiqë drejtuesit e KQZ-së deklaruan se nuk frikësohen, doli Albin Kurti për t’i kërcënuar.

    Të dëgjohet populli e të shkelen ligjet ishte kërkesa e Kurtit. Deklarim i zakonshëm për popullistët.

    Nuk bëri punë as kërcënimi i Kurtit. KQZ vendosi kundër certifikimit të Kurtit, të dënuar me vendim të formës së prerë. Vetëvendosje u ankua në PZAP, shkallën e dytë. Kërkesa e tyre refuzohet, sipas të gjitha gjasave.

    Për ta frikësuar PZAP-ën, Kurtit i duhet diçka ma e fuqishme, pasiqë ai dhe Konjufca dështuan.

    Angazhoi Vjosa Osmanin, kandidatën e tij për deputete.

    Ajo me shpejtësi të dritës veproi si asistente e shkelqyeshme e Kurtit.

    Abuzoi në mënyrë flagrante me postin e ushtrueses së detyrës së presidentes. I bëri kërcënim të hapur Valdete Dakës, kryetares. E paralajmëroi se do ta shkarkonte, nëse diçka e keqe i ndodh Albin Kurtit dhe nëse KQZ respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Vjosa Osmani me veprimin e sotshëm e bëri Presidencën pjesë të debateve të pastra politike.

    Kjo nuk ka ndodhur asnjëhere në Kosovën e pasluftes.  Është hera e parë që nje kandiate për deputete kërcënon kryetaren e KQZ-së.

    Aq me pak që Osmani është e nominuar nga VV-ja per presidente të Republikës së Kosovës.

    Osmani sot ka dëshmuar që nuk e meriton të jetë presidente. Nuk është simbol i unitetit. Ka dëshmuar që ështe e gatshme për ta shkatërruar institucionin e Presidences për nevoja të kryetarit të një partie politike, në këtë rast Albin Kurtit.

    Ky veprim barbar i Vjosa Osmanit duhet të kritikohet nga të gjithë.

    Përndryshe, VV-ja do të nis kapjen e institucioneve ende pa i fituar zgjedhjet. Kanë premtuar të kundërtën: çkapjen e institucioneve të kapura nga PDK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark