Kapja flagrante e KPM’së nga pushteti, Prokuroria po e shqyrton nëse përbën vepër penale mënyra e zgjedhjes së kryetarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapja flagrante e KPM’së nga pushteti, Prokuroria po e shqyrton nëse përbën vepër penale mënyra e zgjedhjes së kryetarit

    Insajderi
    20 January 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se po e shqyrton nëse ka elemente të veprës penale mënyra se si u zgjodh kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Besnik Berisha, katër ditë para se t’i kalonte mandati kryetarit Jeton Mehmeti.

    Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Zejnullah Gashi, ka bërë të ditur për Insajderin se lidhur me zhvillimet e seancës së jashtëzakonshme të 17 janarit, është anagazhuar një prokuror për ta shikuar nëse mënyra e zgjedhjes së kryetarit të KPM’së përbën vepër penale.

    Mund ta konfirmoj se jemi në fazën e shqyrtimit, është angazhuar një prokuror, poashtu jemi duke e vlerësuar aspektin e kompetencës, nëse është kompetencë e Prokurorisë sonë apo e Prokurorisë Speciale“, tha Gashi.

    Me katër vota për, pa skaduar mandati i kryetarit aktual, Berisha është zgjedhur në krye të KPM’së më 17 janar. Ngutia për ta zgjedhur atë si kryetar është interpretuar si tentim i partisë në pushtet për kapje të Komisionit të Pavarur për Media.

    Insajderi raportoi për një email që kishin pranuar anëtarët e KPM’së nga Luljeta Aliu, e propozuara për nënkryetare të këtij komisioni. Aliu, e cila shquhet për qëndrime pro-qeveritare njëlloj sikurse kryetari Besnik Berisha, thuhet në email se është koordinuar me këtë të fundit që ta zgjidhë çështjen e emërimit sa më herët. Aty jep një arsye banale: Mungesën e kuorumit si shkak i gripave sezonalë.

    Pas një diskutimi që kishim me kolegër Besnik Berisha dhe Fitim Veliu kemi ardhur në përfudnim se zgjedhja e kryesisë së re duhet të bëhet para se KPM të mbetet pa kuorum, gjegjësisht disa ditë para datës 20 janar për t’u siguruar se ndonjëri nga ne nuk do të jetë me ‘grip’ apo mungojnë për arsye tjera”, thuhet ndër të tjera në emailin që e ka parë Insajderi.

    Kryetari aktual, njësoj si e propozuara për nënkryetare, është parë e afërt me pushtetin e VV’së. Berisha madje s’ka hezituar të linçojë mediat.

    Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV-së nga disa ‘analistë’ buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror”, shkruante Berisha në një postim të tij, të datës 25 janar, 2021, ku e citonte Kim Mehmetin.

    Një shkrim tjetër të gjatë, të publikuar më 9 shkurt 2021, pak ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ai bënte thirrje indirekt që të votohej partia e Albin Kurtit. 

    Le të shpëtojmë veten dhe ata më 14 shkurt nga kjo e keqe të cilën kurrsesi s’po mund ta shohim nga brenda. Ndryshimi do të ua largojë sado pak edhe atyre këtë virus shtet-shkatërrues”, shkruante Berisha.

    Berisha në disa postime të tij, e kishte linçuar publikisht Valon Sylën, i cili herë pas herë debaton nëpër studio edhe për ngjarjet politike.

    Shumë ma mirë e kish lujt ky “Xhek Setrën” sesa Naser Rafuna. Mega-primitivizimi i këtij soji që fyen çdo vlerë kombëtare dhe tenton të shuaj çdo shpresë po i bind edhe pjsën e vogël neutrale të shoqërisë se duhet mbështetur shansin e fundit për ndryshimin thelbësor”, shkruante Berisha më 28 janar të 2021-ës.

    Berisha ka pasur kritika edhe për dikur emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Berisha thoshte se deklaratat e tij do ta çonin deri në 80 për qind në zgjedhje VV’në.

    Richard Grenell dhe Valon Syla kanë bo be që kane me fol derisa ta bijnë VV-në në 80%” shkruante më 3 mars 2021, Berisha. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark