Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.
Sipas zëvendësministrit të Financave, Bardhyl Dobra klasifikimi i pozitave është hera e parë që po bëhet në Republikën e Kosovës, raporton Insajderi.
Dobra ka theksuar se paga më e lartë do të jetë ajo e presidentes 1890 euro e cila është edhe komandante supreme. Ndërsa e ushtarit do të jetë 588 euro.
Paga e kryeministrit do të jetë 1785 euro.
Paga e mësimdhënësit në shkolla fillore dhe të mesme të ulët nga 421 euro në 588 euro.
E edukatorit nga 393 euro në 546 euro.
Kryeinifermierit në QKUK nga 471 euro në 672 euro.
Mjeku specialist nga 659 euro në 1260 euro.
Policit të lartë nga 391 euro në 619 euro.
Ushtarit të thjesht nga 465 euro në 609 euro.
Nënpunsit teknik nga 241 në 394 euro.
Ligji për paga do të hyjë në fuqi me datën 6 shkurt. /Gazeta Insajderi