Kaq duhet të prisni nëse shkoni me u testu për Covid-19 në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq duhet të prisni nëse shkoni me u testu për Covid-19 në Prishtinë

    Insajderi
    30 January 2022 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra e Mjekësisë Familjare numër 4 në Prishtinë në rrugën “Xhemajl Ibishi” prej dje është duke funksionuar si qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.

    Bashkë me ambulanten në Qendrën e Studentëve te mensa janë dy qendrat e testimit të shpejtë në kryeqytet.

    Qytetarët që ishin gjatë ditës së sotme në këtë qendër ishin të kënaqur me procesin ndërsa ftuan të gjithë ata që dyshohen ë testohen.

    Qytetari, Nehbi Dumolli, tregoi për KosovaPress, se iu desh të priste 30 minuta për të bërë testin.

    “Jo (nuk prita shumë), të themi gjysmë ore, sot nuk ka pasur shumë 12-13 persona para meje. Ka pasur diçka më shumë por gjithçka ka shkuar në rregull. Patjetër duhet gjithsesi duhet të testohen të gjithë njerëzit që të mos i ngjitet kjo sëmundje dhe të zhduket njëherë dhe përgjithmonë. Mos të hezitojnë të vijnë të gjithë dhe të testohen”, tha ai

    Të njëjtën e thotë edhe Agush Gërguri, një qytetar që zgjodhi të testohet para se të marrë vaksinën e tretë.

    “Kemi ardhur që gjysmë ore, ka pasur kallaballëk unë isha i fundit dhe tash e bëra testin dhe po e pres rezultatin, për 10 minuta. Vetëm i kam marrë të dy vaksinat dhe tash po pres rezultatin a te marr të tretën a po jo. Po duhet të ketë por prapë (qendra testimi) po gjendemi diqysh”, thotë ai

    Testimet në Qendrën e Mjekësisë Familje, nr 4, në Prishtinë mund të bëhen çdo ditë të javës prej orës 08:00 deri në ora 16:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark