×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq janë të hyrat dhe shpenzimet e VV’së, PDK’së dhe LDK’së- KQZ publikon të dhënat

    Insajderi
    02 July 2024 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të martën raportet e audituara financiare të subjekteve politike për vitin 2023.

    Sipas këtij raporti, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi dy milionë euro të hyra për vitin e kaluar.

    Në LVV-së të hyrat për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1 milonë e 384 euro.

    Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur të hyra afro një milion euro më 2023, ndërsa shpenzime mbi 700 mijë euro.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë vitit 2023 ka pasur të hyra rreth 723 mijë euro dhe shpenzime përafro 431 mijë euro.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar të hyra 280 mijë euro dhe shpenzime 268 mijë euro gjatë vitit 2023.

    Ndërsa, subjekti politik Lista Serbe ka pasur 314 mijë euro të hyra, kurse shpenzime 295 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark