×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kaq milionë euro ndahen për rindërtimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

    Insajderi
    16 February 2024 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se sot kanë nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës për rindërtimin e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook.

    Në njoftimin e ministrit thuhet se do të investohen 1.3 milionë euro dhe punimet do të nisin së shpejti.

    “Sot kemi në nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, shkroi ai.

    Rikujtojmë se muaj më parë stadiumi është mbyllur sepse nuk i ka plotësuar kushtet për lojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark