Kaq ushtarë rusë janë vendosur në kufi me Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq ushtarë rusë janë vendosur në kufi me Ukrainën

    Insajderi
    14 February 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia po dërgon mijëra trupa të tjerë në kufi me Ukrainën, shenjë kjo se Vladimir Putin, mund të zgjas krizën atje për javë të tëra.

    Zyrtarët britanikë vlerësojnë se 14 batalione të tjera ruse po shkojnë drejt Ukrainës, secili prej tyre numëron rreth 800 trupa, derisa 100 batalione janë grumbulluar tashmë në kufi, dhe konsiderohet forcë e mjaftueshme për të nisur pushtimin.

    Tani ka rreth 130,000 ose më shumë forca ruse në kufirin me Ukrainën, sipas dy burimeve të njohura me vlerësimet e fundit.

    Kryeministri britanik Boris Johnson, paralajmëroi se situata ishte bërë “shumë, shumë e rrezikshme”.

    Ministrat besojnë se presidenti rus nuk ka dhënë ende urdhrin për të sulmuar Ukrainën dhe mund të mos e bëjë kurrë këtë. Por rritja e vazhdueshme e forcave në mbi 150 mijë ushtarë rusë, e shtyu Johnson që të ndërpresë një udhëtim në Cumbria për të thirrur një takim urgjent për të martën.

    Britania beson se Rusia ka angazhuar rreth 60% të forcave të saj tokësore dhe dyfishoi fuqinë e saj ajrore, por mendon se Putin mund ta zgjasë krizën me javë ose edhe më gjatë.

    Ndërkohë Rusia gjithmonë e ka mohuar se ka ndërmend të pushtojë Ukrainën.

    Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, do të vizitojë Moskën të martën, megjithëse nuk pritet ndonjë përparim diplomatik, marrë parasysh kërkesat e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet NATO’s dhe trupat perëndimore të tërhiqen nga Europa Lindore.

    Javën e kaluar, SHBA tha se pushtimi mund të nis këtë të mërkurë më 16 shkurt, ditë të cilën presidenti ukrainas e deklaroi “Ditë të Unitetit Kombëtar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark