Greqia njoftoi shtrirjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve.
Sipas njoftimit në gazetën qeveritare greke mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.