Karaxhiq ankohet kundër dënimit për gjenocid - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Karaxhiq ankohet kundër dënimit për gjenocid

    Insajderi
    22 July 2016 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është ankuar ndaj vendimit për dënim me 40 vjet burg për gjenocid dhe i ka akuzuar gjyqtarët e Tribunalit të Hagës se “e kanë bërë atë subjekt të procesit politik”.

    Avokati i Karaxhiqit, Peter Robinson, tha sot në Hagë se klienti i tij “ishte subjekt i procesit politik, që thjesht ishte i projektuar për ta konfirmuar demonizimin e tij dhe të popullit serb të Bosnjës”.

    Radovan Karaxhiq, 71 vjeçar, më 24 mars është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, për gjenocid gjatë masakrës së Srebrenicës, ku janë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë.

    Ai, po ashtu, ishte shpallur fajtor për nëntë krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bonsjë Hercegovinë, në periudhën 1992-95, përfshirë bllokimin e Sarajevës, me ç’rast kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.

    Avokati Robinson tha se procesi kundër Karaxhiqit ishte jokorrekt dhe se gjyqtarët “e parasypozuan fajësinë e tij dhe pastaj e konstruktuan gjykimin për ta arsyetuar parasypozimin e tyre”./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark