Ky vit do të regjistrohet i pari vit, ndoshta që nga koha e dinosaurve, që niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë nuk zbriti për asnjë moment në 400 grimca për 1 milionë njësi.
Shkencëtarët thonë se ky është një zhvillim me rëndësi dhe që zor se do të ndryshojë për mirë në vitet e dekadat që vijnë.
Niveli i karbonit në atmosferë ka ardhur gjithnjë në rritje që nga nisja e revolucionit industrial dhe prej asaj kohe, pyetja që ngrinin studiuesit nuk ishte “a do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”.
Parashikimet ishin që ky nivel të tejkalohej pas vitit 2025, por përshpejtimi duket se ka ardhur nga fenomeni “El Nino”. Shkencëtarët argumentojnë se ky fenomen ka shkaktuar reshje më të pakta shiu në tropik, çka ka ulur fuqinë absorbuese të karbonit nga ana e bimëve dhe pemëve.