Kardiologu i QKUK-së, Labit: Rrogën ta jap unë, veç mos u bë ministër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kardiologu i QKUK-së, Labit: Rrogën ta jap unë, veç mos u bë ministër

    Insajderi
    22 October 2021 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kardiologu i QKUK-së, Labit: Rrogën ta jap unë, veç mos u bë ministër

    Kardiologu i Qendrës Klinike Universitare dr. Daut Gorani, i ka reaguar këngëtarit Labinot Tahiri, lidhur me ambiciet e tij për t’u bërë ministër i shëndetësisë,

    Gorani i ka thënë Labit se do t’ia jap pagën e tij, veç të mos bëhet ministër.

    “Une ja jep pagen time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë.
    Më kujtohet kur rëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!
    Vaj medet për mediat tona që i japin hapsirë injorantit!”, ka shkruar Gorani.

    Reagimi i kardiologut vjen pasi Labi i kërkoi publikisht kryeministrit Albin Kurti që ta emërojë në pozitën e ministrit të shëndetësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark