Karikatura që tallet me Trumpin për ballinën e rreme në “Time” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Karikatura që tallet me Trumpin për ballinën e rreme në “Time”

    Insajderi
    29 June 2017 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet ndërkombëtare kanë vazhduar të “ngacmojnë” presidentin amerikan Donald Trump, pasi u mësua se ai ka përdorur ballinën e rreme të revistës Time të krijuar nga vet ai.

    Në ballinën të cilën ai e ka vendosur nëpër katër klubet e golfit të zotëruar nga Trump, shihet fytyra e tij dhe ai përshkruhet si “një gjigant televizioni”.

    Dhe, sa për të “kënaqur” presidentin, mediumi i njohur amerikan Neë Yorker ka publikuar një karikaturë ku Trump është i vizatuar në ballinën e Time, ndërsa afër tij shkruhet: “Trump është i mahnitshëm”.

    Në fakt, besohet se autori ka dashur që të tregojë se edhe kjo “ballinë” është bërë nga vet Trump, duke bërë disa lëshime të vogla teknike sa për të ironizuar me veprimin e presidentit kundërthënës.

    Karikaturat e New Yorker janë ta famshme në Amerikë dhe jo rallë kanë nxitur reagimin e publikut./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark