Karikaturistët nga Prishtina dhe Beogradi me ekspozitë në Graçanicë - Insajderi
×
Kulturë

Karikaturistët nga Prishtina dhe Beogradi me ekspozitë në Graçanicë

Insajderi
02 December 2017 - 15:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë në Shtëpinë e Kutlurës në Graçanicë u hap ekspozita e karikaturistëve Murat Ahmeti, Mentor Llapashtica nga Prishtina dhe Predrag Koraksiq Corax nga Beogradi.

Ngjarja është pjesë e një projekti më të gjërë që synon promovimin e tolerancës ndëretnike dhe bashkëpunimit rajonal, projekt ky i inicuar nga INC Rrjeti i Radiove Lokale të Kosovës.

Ekspozitën e hapën koordinatorët Milosh Tomiç dhe Arientin Abdyli, që falënderuan donatorin Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe u theksua rëndësia e këtyre projekteve të shoqërisë civile në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe posaçërisht të rinjve serbë e shqiptarë të cilët, megjithëse jetojnë 5 km larg njëri tjetrit, kanë një mur të jo komunikimit dhe jo bashkëpunimit.

Ekspozita do të qëndron e hapur deri më 4 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë për të vazhduar pastaj me 15 dhjetor në Prizren.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark