Karim Adeyemi hapave të Ronaldos dhe Yamalit, ja lëvizja e fundit e dhëndrit shqiptar - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Karim Adeyemi hapave të Ronaldos dhe Yamalit, ja lëvizja e fundit e dhëndrit shqiptar

    Insajderi
    23 August 2025 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karim Adejemi ka ndryshuar përsëri agjentin e tij, duke iu bashkuar yjeve globalë Cristiano Ronaldo dhe Lamin Yamal, me kalimin te agjencia e Jorge Mendes.

    Një raport konfirmoi të premten se Adejemi ka ndryshuar përsëri përfaqësimin e tij, duke shënuar kalimin e tij të tretë të agjencisë brenda vetëm 12 muajve. 23-vjeçari tani ka nënshkruar me super-agjentin e njohur portugez Mendes.

    Mendes, një nga figurat më ndikues në futbollin botëror, përfaqëson një numër lojtarësh elitë duke përfshirë Ronaldon, Jamalin, Vitinjan, Ruben Dias dhe Bernardo Silvan. Me këtë lëvizje, Adejemi i bashkohet një grupi ekskluziv të yjeve globalë. Ky ndryshim i fundit vjen vetëm disa muaj pasi Adejemi iu bashkua agjencisë gjermane ROOF në shkurt 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark