Karnavalet, spektakël në Venecia dhe Nisë - Insajderi
×
Kulturë

Karnavalet, spektakël në Venecia dhe Nisë

Insajderi
17 February 2019 - 23:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanalet e famshme të Venecias janë ndriçuar me miliona drita për një paradë me temë jashtëtokësore, në fillimin e karnavaleve të përvitshme të qytetit.

“Është një event i jashtëzakonshëm sepse është një mënyrë për të shprehur vetveten, për të sjellë gëzim dhe ne kemi me të vërtetë nevojë për këtë. Karnavalet e Venecias janë të jashtëzakonshme”, thotë një turiste.

Plot drita e ngjyra, Karnavalet e Venecias janë një event i njohur edhe ndërkombëtarisht dhe mbledhin një numër të madh turistësh e vizitorësh nga vendi e bota.

Por ndërkohë, edhe një tjetër qytet evropian është veshur me një pafundësi ngjyrash. Karnavali i 135 i Nisës ka nisur nën temën “Mbreti i Kinemasë”, me një paradë që i bënte homazh gjigantëve të filmit.

Por një festë e tillë nuk është e plotë pa karikaturat e politikanëve./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark