×
  • Lajme
  • Lajme

    “Karriera, pozita pa u shliru vendi”- Dëshmitari në Hagë akuzon Shtabin e Përgjithshëm për përçarje

    Insajderi
    04 September 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitari i radhës, Rrustem Tetaj, po vazhdon dëshminë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Tetaj është pyetur nga anëtarët e trupit gjykues lidhur me Shtabin e Përgjithshëm. Dëshmitari ka pretenduar në deklaratat para Prokurorisë së Specializuar se personat që kishin përfunduar akademinë ushtarake kanë pasur probleme me Shtabin e përgjithshëm, shkruan Insajderi.

    Ai ka konfirmuar këto deklarata para njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.

    “Kam thanë edhe kam thanë pas takimit dhe këtyre ngjarjeve të Jabllanicës. Pas atyre peripecive dhe divergjencave të FARK dhe UÇK. A faktikisht FARK dhe UÇK një qëllim e kemi pasë. Jemi kanë krejt të bashkuar. Deri sa na ka ardhë Shtabi i Përgjithshëm dhe na kanë nxjerrë shumë punë”.

    I njëjti ka pretenduar se këto kanë ndodhur meqë, siç ka thënë ai, Shtabi i Përgjithshëm synonte “karriera dhe pozita” ende pa përfunduar lufta.

    Ndiqeni dëshminë e plotë për këtë çështje në videon e mëposhtme:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark