Karrierës së Nora Istrefit po i vjen fundi? Ja pse - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Karrierës së Nora Istrefit po i vjen fundi? Ja pse

    Insajderi
    21 June 2025 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nora Istrefi është duke përgatitur për një bashkëpunim muzikor, i cili pritet të lançohet së shpejti. Si një nga emrat më të dashur të publikut, karriera e Nora Istrefit vitet e fundit ka pasur disa momente paqartësie.

    Nëse rikthehemi disa vite më parë, ajo ishte ndër këngëtaret më të kërkuara dhe më të paguara, por duket se edhe ajo në një moment ra nga piedestali. Sezonet e shkuara nuk kanë qenë edhe aq të mirë për Norën, e cila me gjithë përpjekje nuk ia doli të rikthehet në lavdinë e dikurshme.

    Vetëm pak muaj më parë, në rrjetet e saj sociale, ajo njoftoi se tashmë do të ishte prezente në dasma dhe gëzime të tjera ku do të ftohej, duke shënuar kështu një moment kthese në karrierën e saj. Me gjasa as ky hap nuk ka qenë aq i suksesshëm, çfarë e ka bërë Norën, që të bashkëpunoj edhe me ish-kunatën e saj, Tunën. Dy ish-kunatat më të përfolura të medias rozë, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, duket se tashmë janë bërë mike të pandara dhe kanë udhëtuar bashkë drejt Italisë.

    Kanë qenë vetë këngëtaret, të cilat përmes disa postimeve në rrjetet sociale krah njëra-tjetrës, kanë treguar se po kalojnë disa ditë pushimi së bashku. Po ashtu, edhe Nora ka publikuar në Instastory një video, teksa duket Tuna duke hipur në makinë. Artistet janë komentuar jo pak për raportet jo të mira mes tyre, që pas martesës së Tunës me ish-kunatin e Norës, Patris Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark