'Karshillëk' NATO-s?  Rusia nis stërvitje të mëdha ushtarake në Detin Baltik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ‘Karshillëk’ NATO-s?  Rusia nis stërvitje të mëdha ushtarake në Detin Baltik

    Insajderi
    27 May 2025 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka filluar stërvitje detare “të mëdha” në Detin Baltik, thonë raportet e huaja.

    Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, raporton se stërvitja ka filluar ditën e sotme, por nuk dihet sa do zgjasë.

    Raportohet gjithashtu se stërvitjet përfshijnë 20 anije luftarake, 3,000 trupa dhe mbështetje ajrore, shkruan A2 CNN.

    Kjo stërvitje vjen në një kohë kur në Kosovë po mbahet stërvitja ushtarake e NATO-s ‘Defender 25’, ku marrin pjesë trupa nga vende të ndryshme të aleancës.

    Ende nuk dihet nëse stërvitja ruse po kryhet qëllimisht në të njëjtën datë me stërvitjen e NATO-s, ose thjeshtë ka qenë një rastësi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark