“Kasapi i Kabulit” rikthehet pas marrëveshjes për paqe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Kasapi i Kabulit” rikthehet pas marrëveshjes për paqe

    Insajderi
    04 May 2017 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandantëve më famëkeq të Afganistanit dhe ish-kryeministër, është rikthyer në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë.

    Arritja e tij sot shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim.

    Hekmatyar, i njohur si “Kasapi i Kabulit”, kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet.

    Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator.

    Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane.

    Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan.

    Një konvoj i armatosur rëndë, prej disa qindra automjetesh, ka shoqëruar Hekmatyarin nga provinca lindore e Nangarharit për në Kabul, shkruan REL.

    Hekmatyar do t’i drejtohet kombit më 5 maj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark