Kastrati i PDK-së: Synojmë të dalim partia e parë në zgjedhjet e ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati i PDK-së: Synojmë të dalim partia e parë në zgjedhjet e ardhshme

    Insajderi
    29 January 2024 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti PDK-së Ardian Kastrati ka deklaruar se nuk kanë kërkuar zgjedhje këtë vit.

    Kastrati ka kritikuar Qeverinë Kurti për keq-qeverisje, teksa shton se po katandiset Kosova.

    “Zgjedhjet parakohëshme nuk kemi kërkuar këtë vit, por kemi kërkuar një konsistencë gjatë këtij mandati. Qeveria ka vërtetuar se me keq qeverisjen e saj, me pa aftësinë e saj për të menagjuar dhe projektet më të vogla po e katandisë Kosovën në një mjërim total, kështu që në zgjedhje duhet të shkohet sepse nga kjo qeveri vendi po kthehet si i pa jetesë“, tha ai për GazetaBlic.

    Duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, Kastrati shton se PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dal e para teksa nuk përjashton mundësin e një koalicioni të përbashkët.

    “Natyrisht që PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dal e para dhe me formu koalicionin me ndonjë parti tjetër për qeverisje të ardhshme”, tha Kastrati.

    Tutje, Kastrati ka folur edhe për anekin e Ohrit ku thotë se kërkesa për nënshkrim është vetëm një gënjeshtër e kryeministrit Kurti, pasi marrëveshja sipas tij, tashmë është obligative.

    “Nuk ka nevojë për nënshkrim, kjo është rrenë e Kurtit dhe mashtrim i tij. Momentin që është pranuar marrëveshja, është shndërruar në obligative”, tha Kastrati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark