Katalonja cakton datën e referendumit për pavarësi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katalonja cakton datën e referendumit për pavarësi

    Insajderi
    09 June 2017 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Carles Puigdemont, ka thirrur mbajtjen e referendumit për pavarësi më 1 tetor.

    Pyetja do të jetë: A dëshironi që Katalonja të jetë shtet i pavarur në formën e një republike?

    Spanja është aktualisht monarki kushtetuese dhe Katalonja është një prej rajoneve më të pasura të saj.

    Qeveria në Madrid ka thënë vazhdimisht se pavarësia e Katalonjës do të shkelte Kushtetutën.

    Sondazhet tregojnë se votuesit në Katalonjë do të kundërshtonin pavarësinë, megjithëse shumica favorizon mbajtjen e referendumit.

    Në nëntor të vitit 2014, Katalonja ka mbajtur një referendum jodetyrues, në të cilin 80 përqind e atyre që kanë votuar, e kanë mbështetur pavarësinë.

    Megjithatë, vetëm 2.3 milionë nga 6.3 milionë njerëz me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në votim, njofton rel.

    Nuk është e qartë ende nëse referendumi në tetor do të mbahet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark