Katari nuk dorëzohet ndaj Arabisë Saudite dhe shteteve tjera arabe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katari nuk dorëzohet ndaj Arabisë Saudite dhe shteteve tjera arabe

    Insajderi
    08 June 2017 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katari është betuar që nuk do të dorëzohet ndaj politikave të jashtme të disa prej shteteve Arabe, sa i përket lidhjeve të supozuara të këtij shteti me ekstremizmin.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ka thënë që favorizon diplomacinë për zgjidhjen e krizës që është duke u thelluar dhe se nuk do të ketë zgjidhje ushtarake.

    Katari ka mohuar akuzat që u ofron mbështetje islamistëve ekstremist.

    Ndërsa, agjensioni i lajmeve Al Jazeera në Katar, ka thënë që është duke përjetuar një sulm kibernetik.

    Në një deklaratë ata kanë thënë që shërbimet e tyre janë duke funksionuar, mirëpo sulmet kibernetike janë duke u shpeshtuar.

    Arabia Saudite dhe disa shtete të tjera kanë ndërprerë udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike me Katarin ditën e hënë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark