Katari ka premtuar 50 milionë dollarë për refugjatët e zhvendosur nga Gaza.
Lajmi u bë i ditur në Forumin Global të Refugjatëve të organizuar nga UNHCR, shkruan Al Jazeera.
Lolwah Alkhater, Ministrja e Shtetit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Katarit, tha gjithashtu se Katari do të financojë 100 bursa universitare të Katarit për studentët nga Gaza.