Katari u përgjigjet negativisht kushteve të fqinjëve arabë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katari u përgjigjet negativisht kushteve të fqinjëve arabë

    Insajderi
    05 July 2017 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kufizimet ndaj Katarit do të vazhdojnë, pasi ai ka refuzuar ultimatumin e vënë nga fqinjët në Lindjen e Mesme, tha Arabia Saudite.

    Që nga mesi i muajit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomtike dhe të udhëtimit më Katarin, duke e akuzuar Dohan për mbështetje të terrorizmit dhe për afërsi me rivalin rajonal – Iranin.

    Katarasit i kanë hedhur poshtë akuzat.

    Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të katër vendeve arabe, pas takimit në Kajro, thanë se është për keqardhje përgjigjja “negative” e Katarit ndaj kërkesave të tyre.

    Riadi dhe aleatët kanë krijuar një listë prej 13 kërkesash dhe i kanë dhënë Katarit disa ditë kohë për t’u përgjigjur.

    Në mesin e kërkesave kanë qenë ndërprerja e mbështetjes financiare për terrorizmin, mbyllja e rrjtetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke, njofton rel.

    Ministri i Jashtëm saudit tha se pas refuzimit të kërkesave, Katarit do t’i vihen kufizime shtesë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark