Kate Middleton bën daljen e parë publike pas operacionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kate Middleton bën daljen e parë publike pas operacionit

    Insajderi
    05 March 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa spekulimet dhe teoritë e konspiracionit rreth gjendjes shëndetësore të Kate Middleton vazhdojnë të jenë të shumta, Princesha e Uellsit është shfaqur në daljen e saj të parë publike që nga operimi.

    Kate është zhdukur prej dy muajsh. Hera e fundit që ajo u fotografua ishte në ditën e Krishtlindjeve në shërbim në Sandringham me burrin dhe fëmijët e saj.

    Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime dhe teori për atë që po ndodh realisht me Princeshën e Uellsit, ndërsa, Pallati Kensington doli me një deklaratë të shpejtë për të siguruar dhe përsëritur se Kate Middleton është mirë dhe shërimi i saj po vazhdon.

    Në mediat ndërkombëtare është publikuar një foto, në të cilën Kate shfaqet në makinë, drejtuar nga nëna e saj. Kjo është dalja e saj e parë publike që nga operacioni më 16 janar dhe fotoja e saj e parë në më shumë se dy muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark