Katër arratisje spektakolare nga burgjet e Kosovës - E kaluara kriminale e Bujar Bashës, i arrestuar për vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër arratisje spektakolare nga burgjet e Kosovës – E kaluara kriminale e Bujar Bashës, i arrestuar për vjedhje

    Insajderi
    30 November 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I njohur si “Ekspert i arratisjes” – Bujar Basha është arrestuar të enjtën nga Policia e Kosovës pas një aksioni të gjërë në Dragodan lidhur me hetimet për kapjen e personave të dyshuar për vjedhje në Suharekë.

    Emri i tij është i njohur për Policinë e Kosovës pasi ai ka vepra të ndryshme penale, kryesisht për “Vjedhje të rënda”, shkruan Insajderi.

    Bujar Basha ka arritur katër herë të arratiset nga burgjet e Kosovës. Sipas rrëfimit të tij arratisjet i ka bërë gjatë viteve 2000 – 2002.

    Ndërsa në vitin 2007, 42 vjeçari nga Prizreni kishte arritur të arratiste nga Burgu i Dubravës pasi aty ishte duke vuajtur dënimin për shkak të një vjedhjeje që e ka kryer menjëherë pas luftës në Kosovë.

    Para 11 vitesh – Bujar Basha, i cili po vuante burgimin në kohëzgjatje prej 14 vjet e dhjetë muaj është lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi. Por, nuk është kthyer më në Dubravë.

    Historiku i tij kriminal tregon se Bujar Basha ishte arratisur edhe disa herë tjera nga burgjet.

    Ai ka rrefyer si ka arritur të arratiset katër herë brenda dy viteve nga Burgu i Prizrenit dhe Burgu i Dubravës, përcjell Gazeta Insajderi.

    Dy here jam arratis nga Burgu i Prizreni. Herën e pare prej stomatologjisë, jam shku për dhimtë të dhëmbit. Prej katit 4 kam kcy kur mi kanë heq prangat. Herën e dyte prej pjesës kah policia. Për olluq. Nga burgu i dubravës janë arratis me katër vetë. I kemi përcjell lëvizjet.  Me minuta kur ndrohen rojet. Kemi ik në orën 1 te natës. Dhe herën e fundit në 2007.”

    Gjatë kohës sa ishte në arrati, ai kishte kryer grabitje tjera duke u përballur vazhdimisht me organet e rendit.

    Basha kishte trreguar publikisht se si kishte arritur të arratiste nga burgjet. Madje ai pasi ishte i lire, ka treguar se si zhvillohet kontrabanda në burgje, si menaxhohen burgjet, nga të burgosurit e fortë apo menaxhmenti i burgut dhe se si kanë ndodhur katër arratisjet spektakulare nga burgjet e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark