Megjithatë, Sipas EPA-së dhe NASA-s, ndryshimi i klimës ka disa fakte që thjesht nuk mund të kontestohen.
Në fakt, shkencëtarët e NASA-s kanë qenë të zënë duke mbledhur numër të madh të të dhënave për shumë vite me radhë për të zbuluar fakte rreth ndryshimeve klimatike.
Viti 2014 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në tokë
Me parashikimet e tanishme vlerësohet se toka do të jetë të paktën 3 gradë Celsius ngrohtë deri në vitin 2020, çka është një alarm që bënë ti kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh momentalisht në drejtim të ngrohjes globale në mbarë botën.
Në vitin 2014, pika të nxehta janë nënvizuar në disa shtete, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, Rusia lindore, Alaska perëndimore, pjesët e brendshme të Amerikës së Jugut, shumica e Evropës dhe veriu i Afrikës.
2014 ishte viti më i nxehtë që nga matja e temperaturave nga viti 1880, duke e tejkaluar nxehtësinë e viteve 2005 dhe 2010 që po ashtu kishin statistika të larta.
Nivelet globale të detit pritet të rriten deri në 23 metra deri në fund të këtij shekulli
Edhe pse kjo mund të mos tingëllojë katastrofike në fillim, realiteti është se rritja e nivelit të detit do të zhvendosë deri në gjysmën e popullsisë së botës që jetojnë 37 kilometra afër oqeaneve, së bashku me tre të katërtat e qyteteve më të mëdha të Tokës, njoftuan Kombet e Bashkuara.
Po ashtu, ndryshimi i klimës ka bërë që niveli i detit të rritet deri në katër herë më shpejtë përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara, sipas sajtit amerikan Inquisitr.com.
Arktiku është parashikuar të ketë verën e saj të parë pa akull në vitin 2040
Vetëm pas më pak se tre dekadave, i gjithë rajoni i Arktikut pritet të ketë verën e saj të parë pa akull. Sipas studiuesve në një studim të ri të publikuar nga Instituti i Kërkimeve Gjeofizike, shkencëtarët kanë përdorur modele kompjuterike për të simuluar ndryshimin e klimës, duke analizuar se sa shpejt ngrohja globale ka gjasa të zbrazë akullin e detit.
“Nëse gazrat e serrës së tokës vazhdojnë të lëshojnë ngrohtësi në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e pellgut të Arktikut do të jetë pa akull në shtator 2040”, thonë shkencëtarët e këtij instituti gjeofizik amerikan.
Pesë vende krijojnë më shumë se 50 për qind të emetimeve globale të dioksidit të karbonit
Çfarë në fakt do të thotë ndryshimet klimatike? Shkurtimisht, nëse të gjitha vendet në botë do të kishin jetesë si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të duhej së paku pesë planetë me resurse të njëjta si të tokës për të vazhduar.
Sipas Federatës Kombëtare ‘Wildlife’, bota ka prodhuar pothuajse 34 miliardë tonë metrikë të dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe prodhimit të çimentos.
“Natyra e ngrohjes së dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera u shfaq në mesin e shekullit të 19-të. Aftësia e tyre për të ndikuar në transferimin e energjisë infra të kuqe nëpër atmosferë është baza e shumë instrumenteve shkencore të lëshuara nga NASA”, analizon e përditshmja amerikane Huffington Post./Insajderi.com