Katër ore në qiell, tmerrohen pasagjerët që po udhëtonin nga Londra në Prishtinë - dëgjohen të qara fëmijësh e britma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër ore në qiell, tmerrohen pasagjerët që po udhëtonin nga Londra në Prishtinë – dëgjohen të qara fëmijësh e britma

    Insajderi
    25 March 2024 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e borës mbrëmë në Kosovë duket se kanë shkaktuar telashe për aterimin e aeroplanëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jasharin” në Prishtinë. Pasagjerët që po udhëtonin nga Londra në Prishtinë me kompaninë “Wizz Air”, thonë e se e kanë parë tmerrin me sy. Insajderi ju sjell detajet.

    Në redaksi të Gazetës Insajderi ka arritur një video ku dëgjohen britma e të qara fëmijësh.  

    Fluturimi në këtë destinacion, që zakonisht zgjatë 2 orë e 45 minuta, mbrëmë zgjati rreth 4 orë. Madje, ishin përhapur edhe informacione që shkaktuan shqetësim tek pasagjerët. Iu tha se “aeroplani ka mbetur pa kirozinë”.

    Aeroplani i “Wizz Air” nuk kishte mundur të ateronte në Prishtinë, kishte marrë rrugën në Shkup, në pamundësi për të ateruar edhe atje, janë rikthyer në Prishtinë.

    “Tmerrin e kemi pa me sy, 4 orë kemi mbetë në ajër”, i tha njëri prej pasagjerëve Insajderi.

    “Thashë vdiqëm, fëmija kajshin, mendum qe me kaq e patëm, na u tha që ka mbete edhe pa karburant”, është shprehur një tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark