Katër pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Katër pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë

    Insajderi
    28 May 2021 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka shënuar rënie të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Për çka është ulur edhe numri i pacientëve që po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës.

    Në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19. 13 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa katër janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

    Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Pejës.

    Kurse aktualisht në gjithë vendin, janë 2 mijë e 987 raste aktive.

    Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark